Michelle Obama surprizon fansën e vet
08 mars 2018
| 12:06
Jo çdo njeriu në jetë i jepet mundësia për ta takuar idhullin e tyre, aq më tepër kur bëhet fjalë për ish-zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por një gjë e tillë duket se nuk ka për të mbetur një ëndërr për dyvjeçaren Parker Curry, e cila pak javë më parë u shfaq duke shikuar me gjithë dashuri portretin e Michelle Obamës. Sipas nënës së Parkerit, vogëlushja ishte aq e habitur pasi e konsideron Michellen si një ‘mbretëreshë’.
Fotografia e dyvjeçares përballë portretit të ish- zonjës së parë bëri xhiron e botës, kurse Michelle gjeti mundësinë për të takuar nga afër vogëlushen.