
Mici konfirmon transferimin te Prishtina
07 shtator 2020
| 14:46
Mbrojtësi i majtë, Gledi Mici e ka konfirmuar se do t’i bashkohet skuadrës së Prishtinës.
Pas Sabien Lilajt, bardhekaltërit kanë bërë edhe goditjen tjetër të madhe, duke forcuar kësaj radhe repartin e mbrojtjes.
“Po, mund të konfirmoj që jam futbollist i Prishtinës. Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare me kryesinë e klubit dhe në edicionin e ri do të veshi fanellën e Prishtinës”, ka deklaruar Mici për “Olle”.
Mici në edicionin e kaluar djersiti fanellën e Shkëndijës, për t’u ndarë me klubin tetovar në afatin kalimtar. Ai është një prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptar që zbarkon në Kosovë gjatë viteve të fundit.