Mici vazhdon kontratën me Prishtinën
04 qershor 2021
| 13:49
Prishtina dhe mbrojtësi i majtë, Gledi Mici kanë rënë dakord për të rinovuar kontratën për tre vitet e ardhshme.
Gledi Mici i transferuar para një viti nga Shkëndija e Tetovës, me Prishtinën në edicionin e sa po përfunduar ka regjistruar 38 ndeshje zyrtare në tre garat duke shënuar 1 gol dhe duke asistuar në dy sosh. Ai ka thënë se vlerësimi nga klubi dhe tifozët ia kanë bërë më të lehtë vendimin.
“Ndihem shumë mirë dhe i vlerësuar në ekip, me qytetin dhe tifozët, prandaj vazhdimin e kontratës e kisha vendim të lehtë. Shpresoj të vazhdojmë me sukses në paraqitjet në Evropë dhe me tjetër titull kampioni në edicionin e ardhshëm”, ka thënë Mici. Prishtina po punon fuqishëm për përforcimin e skuadrës për edicionin e ardhshëm.