‘Mick e trajtuan si leckë, nëse do të kishte Michael pranë do t’i luteshin’

11 prill 2023 | 17:50

Kur Mick Schumacher e larguan nga Haas në fund të sezonit të kaluar, makina gjermane Mercedes i hapi dyert, duke e pranuar si pilot rezervë. Toto Wolff, shefi i makinës gjermane, beson tek piloti i ri gjerman, që pas një viti mund të rikthehet të pilotojë një makinë të Formula 1.

Wolff, në një intervistë për mediat, u shpreh se sot do ta kishim Mick sërish si pilot të Formula 1 nëse do të kishte pranë babain e tij, legjendën Michael Schumacher. “Mund të them vetëm se prindërit e tij nuk kanë gabuar në rritjen e tij”, tha Wolff.

“Mendoj se nëse Michael do të ishte ende në bokse, do të ishte pranë Mick dhe do ta shoqëronte në këtë rrugëtim te skuadra Haas. Atëherë, Steiner nuk do ta kishte  trajtuar Mick në atë mënyrë, si një leckë. Përkundrazi, do t’i luteshin”, u shpreh shefi i Mercedes.

Toto Wolff sqaroi: “Nëse ndonjë nga pilotët tanë do të sëmurej apo infektohej me Covid, atëherë do të ishte Mick ai që do të zbriste në pistë në garë. Ai e ka makinën gati në rast se do të jetë e nevojshme”. Mick Schumacher është kampion bote në Formula 2 dhe Formula 3.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme…