Mick Jaggeri poston foton e parë pas operacionit në zemër
15 prill 2019
| 11:35
Mick Jagger është mirë. Këngëtari legjendar ka postuar fotografinë e parë që nga operimi në zemër më 5 prill.
“Një shëtitje në park”, ka shkruar në rrjetet sociale 75-vjeçari, i veshur me atlete, xhinse dhe një këmishë. Është e paqartë se ku është realizuar fotografia, por operacioni i Jaggerit u krye në Nju Jork.
Pas operimit, ai shkroi një mesazh në “Twitter” në mënyrë që t’u tregonte fansave se është mirë. “Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja mbështetëse! Tani ndihem shumë më mirë”, ka shkruar ai.