Mick Schumacher: Formula 1 është një ëndërr, por nuk ka kuptim të qëndroj më gjatë këtu pa garuar
Për të dytin vit me radhë, piloti gjerman Mick Schumacher do të jetë piloti rezervë i Mercedesit. Gjithsesi, këtë vit ai do të ketë mundësi të provojë edhe një aventurë të re, duke marrë pjesë në kampionatin Endurance me skuadrën Alpine. Një mundësi kjo për t’u vënë në evidencë, me shpresën që sezonin 2025 të rikthehet në
Formula 1. “Të jesh në Formula 1 do të thotë të jesh përballë disa vështirësive që të tjerët nuk i shohin në të vërtetë”, ka thënë Mick Schumacher. “Formula 1 ka qenë gjithnjë një ëndërr për mua dhe do të mbetet e tillë. Por nuk ka motiv që të mbetet e tillë dhe të qëndroj më në këtë sport pa garuar dhe të qëndroj pas të gjithëve”, ka shtuar djali i Michael Schumacher. “Preferoj të shkoj në pistë, të gjej një kampionat tjetër dhe të zhvilloj aftësitë e mia. Në fund, nëse kjo gjë nuk do të sjellë një rikthim në Formula 1, por një karrierë tjetër, do të jem i lumtur të ndjek
atë karrierë. Mendoj se gjëja më e rëndësishme për mua si pilot tani është se di më shumë se çfarë dua nga skuadra. Atë që mund të vlej realisht dhe se çfarë mund t’i jap skuadrës time. Natyrisht që viti im i parë në Formula 1 ishte i vështirë”, tha Mick. “Doja të kuptoja vendim tim dhe se deri ku mund të shkoja me komentet e mia. Kam punuar me Hamilton dhe Russell për një vit dhe e di se sa e lartë është kërkesa te Mercedes dhe se deri ku mund të shkoj”, ka shtuar Schumacher.