Mick Schumacher heq dorë: Nuk ia vlen të pres më për një makinë në Formula 1
24 dhjetor 2024
| 17:20
Pas dy vitesh si pilot i Hassit në Formula 1, gjermani Mick Schumacher kaloi dy sezone si pilot rezervë i Mercedesit. Ai priste që vitin e ardhshëm të rikthehej në pistë, por asnjë skuadër nuk i hapi derën.
Për pasojë, ai vendosi të mos shpresojë më për një vend në Formula 1. Aktualisht pa skuadër, kampioni i botës në Formula 2 në vitin 2020 është i paqartë për të ardhmen e tij, por duket se ka pëlqyer të garojë në WEC.
“Mendoj se kam marrë një vendim të drejtë. Të pres ende për një vend në Formula 1 më duket humbje kohe. Nuk pata fatin të rikthehem edhe pse mendoj se e meritoja një shans të tillë”, ka thënë Mick Schumacher.