Mick Schumacher: Kam një shok skuadre më të fortë, ja objektivi im për këtë vit
Mick Schumacher është ende i paqartë se çfarë pozicioni ai dhe makina Haas do të zënë këtë sezon në Formula 1. Piloti i ri gjerman është në sezonin e dytë në Formula 1, ku ai synon të mos renditet më në vendet e fundit, port ë ketë mundësi të duelojë për zonën e pikëve.
“Mendoj se me Kevin Magnussen si shok skuadre mund të përfitoj më shumë, pasi është një pilot me përvojë në Formula 1. Gjithashtu, edhe Haas do të përfitojë më shumë, pasi ai do të jetë një pikë referimi për të gjithë ne. unë do ta kem një pilot me cilin të dueloj dhe të synoj ta mund”, ka thënë Mick Schumacher.
Ai vjet e fitoi duelin me ish-shokun e tij të skuadrës Nikita Mazepin. “Ky është një sezon i ri, me shumë risi dhe do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Duam të bëjmë një hap përpara, sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përfitojmë nga çdo mundësi. Mendoj se me kevin mund t’ia dalim mbanë”, ka deklaruar Schumacher.