Mick Schumacher: Kam që tani oferta për t’u rikthyer në pistë
Këtë vit, piloti i ri gjerman Mick Schumacher do të jetë rezervë te skuadra e Mercedesit. Një sezon që ai e konsideron si të përkohshëm, pasi synon që të rikthehet vitin tjetër në Formula 1 si pilot titullar.
Këtë gjë Mick Schumacher e ka deklaruar disa herë si objektivin e tij, por ai ka treguar se ka marrë që tani disa oferta e ka pasur kontaktet e para.
“Nuk kjo ajo që unë dëshiroja të ndodhte këtë vit, që të isha rezervë, por ndoshta kjo është një botë tjetër që do të më ndihmojë t’i shoh gjërat ndryshe e të përmirësohem si pilot. Jam në një pozicion komod, ku mund të mësoj shumë këtë sezon edhe pse nuk ka shumë garanci për të ardhmen. Do të kem shanset e mia, pasi disa persona kanë shprehur që tani interesimin e tyre për mua. Ndaj, diçka po lëviz dhe të shohim se çfarë do të ndodhë muajt në vijim, kur të nisin bisedimet. Kalendari është i ngjeshur, por do të marr pjesë në ndonjë garë andej-këndej. Gjatë dimrit kam pilotuar një makinë të Formula 3, do të pilotoj ndonjë makinë kart”, ka thënë Schumacher.