Mick Schumacher: Ky është objektivi im dhe i skuadrës për sezonin e ri
Mick Schumacher do të debutojë këtë vit në Formula 1 me makinën amerikane Haas, e cila vjet nuk ka qenë shumë kompetitive në pistë.
Njëvendëshja amerikane, që përdor motorin Ferrari, ka pasur shumë problem, që pritet ta pasojë edhe këtë vit. Ndaj Mick, djali i Michael Schumacherit, nuk pret shumë nga debutimi i tij në Formula 1.
“Nëse arrijmë të shkojmë në sesionin e dytë të provave zyrtare (Q2) do të ishte një fitore e madhe për ne. Pra, të jemi brenda 15 makinave të para në startin e garës. Ky është objektivi im dhe i skuadrës për sezonin e ri”, ka thënë Mick Schumacher.
“Nuk dua të vendos si objektiv të pamundurën, të kërkoj gjëra të vështira për t’u arritur. Objektivi më i madh është përmirësimi im si pilot dhe të ndihmoj në zhvillimin e makinës. Mendoj se jam gati për këtë sezon të parë në Formula 1, jam përgatitur ashtu si duhet”, ka deklaruar Schumacher.