![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/02/mick-schumacher.jpg)
Mick Schumacher: Ky është trofeu më i rëndësishëm i babait tim që kam
Mick Schumacheri përgatitet për debutimin e tij në Formula 1 me makinën amerikane Haas.
Javën e kaluar ai ka zhvilluar disa teste me Ferrari 2018, për t’u ambientuar sa më shumë me njëvendëshet e Formula 1.
Piloti i ri gjerman shpreson ta vijojë dinastinë Schumacher, duke ndjekur gjurmët e babait të tij, legjendës Michael Schumacher. Mick u shpreh se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me babanë e tij që prej vitesh është në fazë rehabilitimi pas aksidentit. Mick shprehet se një trofe i babait të tij e mban gjithnjë me vete.
“Është një kupë e vogël që më ka bërë dhuratë babai im, pasi kishte fituar një garë ‘kart’. E kam me vete që kur isha -vjeç dhe është gjithnjë në një vend të dukshëm në dhomën time. Ky është trofeu më i rëndësishëm i babait tim që kam”, ka deklaruar Mick Schumacher.