Mick Schumacher nuk heq dorë nga Formula 1: Synoj ende të rikthehem, pres surpriza në vitin 2026

10 shkurt 2025 | 11:35

Përvoja e Mick Schumacher në motorsport këtë vit do të vijojë me makinën Alpine në kampionatin e WEC. Megjithatë, për herë të parë që nga viti 2021, djali i Michael Schumacher, do të jetë larg botës së Formula 1. I promovuar atë vit nga Haas, qëndrimi i 25-vjeçarit me ekipin amerikan përfundoi vitin e ardhshëm (2022), duke kaluar më pas te Mercedesi, si pilot rezervë. Ndërsa tani, ai ka vendosur që për momentin të jetë larg Formula 1.

Mundësitë për një rikthim në pistë këtë vit ishin të mëdha, por shpresat e Schumacherit u shkatërruan pas vendimeve të Alpine, vetë Mercedes dhe Sauber për t’u fokusuar te mjaft pilotë të rinj dhe fillestarë. Piloti gjerman aktualisht gati për sezonin e tij të dytë në WEC, pa hequr dorë nga F1. “Ëndrra ime është ëndrra ime. Kur jam në makinë jap 100%. Kjo do të thotë që kur jam në mjedisin WEC dhe gara, mendimet e mia janë 100% atje: në simulator, në takim, në çfarëdo tjetër”, ka thënë Mick Schumacher.

Sezoni i ardhshëm do ta shohë gjermanin të angazhuar vetëm dhe ekskluzivisht në WEC, ndryshe nga angazhimi i tij i dyfishtë midis Kampionatit Botëror të Endurance dhe rolit të pilotit të tretë në F1: “Ishte padyshim një vit shumë i vështirë, patëm mjaft fundjavë njëra pas tjetrës, duke shkuar nga një garë në tjetrën”. “Edhe nëse mund të thuash që piloti rezervë nuk bën shumë punë është e kundërta. Nga fundi i vitit unë isha relativisht i lodhur. Ky vit do të jetë më i qetë në këtë kuptim. Unë thjesht do të jem në gjendje të gjej kohë për të ngarë më shumë simulatorë dhe për të ndihmuar më shumë Alpine me zhvillimin e makinave, ndërkohë që fokusohem në anën sportive të garave”, ka deklaruar Mick Schuamcher.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë…