Mick Schumacher piloton në ‘Goodwood’ me kokoren e babain të tij
Piloti gjerman Mick Schumacher, që këtë sezon është pilot rezervë në Mercedes në Formula 1, këtë fundjavë do të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në “Goodwood”.
Në këtë turne, Mick ka vendosur të garojë më kokoren që babai i tij Michael Schumacher ka përdorur në botërorin 2011. Duket se Mick Schumacher është disi nostalgjik për atë periudhë, ndaj dhe ka vendosur të mbajë kokoren që babai i tij mbante kur pilotonte makinën Mercedes. Ishte pikërisht makina
gjermane ajo që konfirmoi këtë lajm, duke postuar edhe foton e pilotit të ri gjerman. Një foto mjaft ë bukur, pasi duket sikur vërtet se në atë kokore është Michael Schumacher, 7 herë kampioni i botës në Formula 1. Sytë e Mick në atë kokore sjell kujtime të bukura për fansat e Formula 1. Me atë kokore Mick arriti një vend të katërt në Kanada.