Mick Schumacher: S’më intereson asgjë tjetër veç Formula 1, vitin tjetër rikthehem në pistë
Pas dy vjetësh në Formula 1 si pilot i Haas, 23-vjeçari gjerman Mick Schumacher do të jetë këtë vit piloti rezervë i Mercedesit.
Ai shpreson që pas këtij viti “tranzicion”, të rikthehet në pistë si pilot i ndonjë skuadre tjetër, duke arritur të bindë ndonjë makinë. Djali i shtatë herë kampionit të botës ka hedhur poshtë çdo ofertë tjetër për të provuar ndonjë aventurë në kampionatet e tjera.
“Të provoj ndonjë përvojë tjetër ndryshe nga ajo e Formula 1 nuk më intereson”, ka thënë Mick Schumacher.
“Tani që kam përjetuar sportin më të bukur të automobilizmit nuk do të kënaqem me gjërat e tjera, që janë më pak argëtuese. Këtë vit do të jem i pranishëm me Mercedesin në të gjitha garat, në mënyrë që të rikthehem në pistë vitin 2024, si pilot i ndonjë skuadre. Ky është objektivi im”, ka deklaruar Mick Schumacheri.