Mick Schumacheri, i gatshëm të garojë në Formula 1
13 nëntor 2019
| 11:58
Mick Schumacher, djali i shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, aktualisht garon në botërorin e Formulës 2 me makinën italiane Prema.
Ai ka deklaruar se nuk do ta refuzonte një ftesë nga Formula 1, pavarësisht se cila skuadër do ta kërkonte.
“Nuk ka qenë një sezon i lehtë, përkundrazi. Çdo ditë, çdo garë mësojmë dhe përmirësohemi me këtë sport dhe atë që na pret në të ardhmen. Këtë sezon kam kuptuar se sa e rëndësishme është të mos dorëzohesh”, ka deklaruar Mick Schumacher. “Nëse do të kem një ofertë nga Formula 1 nuk do të tërhiqesha pas. Do ta mirëprisja. Ndaj, kalimi im në Formula 1 që sezonin tjetër është plotësisht i mundur”, ka shtuar 20-vjeçari.