Mickoski: Do të punojmë që bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe më i madh

18 nëntor 2024 | 12:20

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën.

Mickoski ka thënë se shpreson se kjo energji e bukur e pritjes sot dhe koha e mirë do të jenë një shtytje, siç ka theksuar për marrëdhënie akoma më të mira dhe që janë po ashtu të shkëlqyeshme.

“Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe presionet rajonale. Nëse punojmë bashkë jemi më të fuqishëm. Uniteti është ai që fqinjët duhet t’i bëjë më të fuqishëm”, ka thënë ai.

Lidhjet jo vetëm shtetërore, por dhe familjare në mes të dy vendeve, ai ka thënë se duhet ta shtrojnë bashkëpunimin dhe më shumë në vitet e ardhshme.

Këtë vit, Mickoski ka thënë se bashkëpunimi ekonomik do jetë mbi gjysmë miliardë euro tregti në mes të dy shteteve.

“Në vitet që pasojnë do të punojmë që bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe më i madh”, ka thënë ai.

Mickoski ka njoftuar se sot do të nënshkruhen marrëveshje energjetike dhe për kalime kufitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…