
Mickoski: Për veshësh do t’i çojmë në burg ata që me krim lejuan vrasje kolektive
“Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Mickoski në një deklaratë para gazetarëve, edhe një herë ka folur rreth tragjedisë së djeshme në Kuçan të Maqedonisë, ku kanë humbur jetën 59 të rinj dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar rëndë, pasi zjarri shpërtheu në një klub nate.
“Ky klub ka pasur vetëm dy herë licencë, njëherë e ka marrë në vitin 2021 dhe një në vitin 2024. Përgjegjësi do të ketë pa marr parasysh se cilës parti politike i takon. Ata që me krim kanë lejuar vrasje kolektive për veshësh do t’i çojmë në burg dhe këtu nuk ka nacionalitet”, ka thënë Mickoski.
Mickoski ka falënderuar të gjitha vendet që kanë pranuar pacientët për t’i shëruar por edhe vendet të cilët kanë dërguar mjekë në vend.