Mickoski: Po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar sa më shumë jetë

18 mars 2025 | 13:13

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në një konferencë për medie ka thënë se qeveria po bënë gjithçka për të shpëtuar një jetë më shumë, nga të prekurit nga zjarri në Koçan.

“Disa gjëra thjesht duhen bërë, këtu nuk ka sfidë, nuk ka mohim, disa gjëra thjesht duhet të ndodhin nëse duam të shmangim efektet që do të na ndodhin në ditët në vijim. Ndaj ju kërkoj edhe një herë, e thamë dje dhe do ta përsëris sot, i lus të gjithë ata që ishin në afërsi të ngjarjes së tmerrshme, të kësaj tragjedie të tmerrshme, të telefonojnë një mjek, të kërkojnë një konsultë, pavarësisht nëse ndjejnë ndonjë problem apo jo. Për çdo gjë tjetër, si Qeveri, ne po bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar jetë njerëzish”, ka thënë Mickoski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, ishte i pranishëm në konferencën…