Mickoski: Shqiptarët që do të kërkojnë formularin për aplikim për licencë do ta marrin në gjuhën shqipe

07 janar 2025 | 13:57

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në deklaratë për medie ka folur edhe për formularët për aplikim për licenca, që dy ditë më parë presidentja e vendit ka vendosur veto për gjuhën shqipe.

Mickoski para gazetarëve ka thënë se shqiptarët që do të kërkojnë formularin për aplikim për licencë do ta marrin në gjuhën shqipe.

“Në të gjithë territorin siç e dini gjuha zyrtare është gjuha maqedonase, por të gjithë ata, në këtë rast shqiptarët që duan do të kërkojnë formularin për aplikim në gjuhën shqipe ose licenca, do të jetë e formuluar saktësisht sipas Kushtetutës dhe Ligjit për gjuhët, në mënyrë që ta kenë këtë të drejtë”, ka thënë Mickoski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtarja Shefqete Gosacli, ka bërë me dije se i është…