Microsoft: Hakerët rusë po përgatiten për sulme të reja ndaj Ukrainës

16 mars 2023 | 08:28

Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sulme me virusë që kërcënojnë organizatat që shërbejnë si linja furnizimi për Ukrainën, u tha në një raport të Microsoft të publikuar më 15 mars.

Raporti, autor i të cilit është ekipi për siguri kibernetike i gjigantit të teknologjisë, ka paraqitur disa zbulime të reja sesi hakerët rusë operuan gjatë konfliktit në Ukrainë dhe çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka dashur të komentojë për këto gjetje.

Ekspertët kanë thënë se taktikat e kombinimit të operacioneve ushtarake me sulmet kibernetike janë të ngjashme me veprimet që Rusia ka bërë në të kaluarën.

Microsoft gjeti se ka një ekip të sofistikuar rus të hakerëve, që është i njohur në komunitetin e hulumtuesve për siguri kibernetike. Ky ekip po teston “aftësi të reja të sulmeve kibernetike që mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj organizatave jashtë Ukrainës që kryejnë funksione kyçe për linjat e furnizimit për Ukrainën”.

Që prej janarit të vitit 2022, Microsoft tha se ka regjistruar sulme ndaj 100 organizatave ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda, tha…