Microsoft hap zyrën e re të Inteligjencës Artificiale në Londër
Gjigandi i teknologjisë “Microsoft” ka hapur një zyrë të re në Londër që do i dedikohet Inteligjencës Artificiale, e profilizuar mbi kërkimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të saj.
Shefi i Inteligjencës artificiale të firmës së teknologjisë, Mustafa Sulejman tha se zyra do të jetë një mundësi e re, e artë për individë të jashtëzakonshëm të interesuar në këtë fushë.
“Microsoft IA planifikon të bëjë një investim të rëndësishëm dhe afatgjatë në rajon ndërsa ne do të fillojmë të punësojmë shkencëtarët dhe inxhinierët më të mirë të IA në këtë qendër të re të Ineligjencës Artificiale”, shkruan Sulejman në një postim në blogun e tij.
Sipas raportimit të BBC-së, qendra e re është e përqendruar në inovacionin teknologjik, si dhe pritet që të hapë shumë vende të reja pune në këtë fushë.
Shefi i Inteligjecës Artificiale në Microsoft shtoi se firma do të shtyjë kufijtë e asaj që është e mundur të IA dhe do të zgjerojë përfitimet për cdo person dhe organizatë në Mbretërinë e Bashkuar.
Microsoft është listuar si kompania më e vlefshme me një vlerë që kap shifrën e 3 trilionë dollarëve.
Sipas ekspertëve britanikë, përzgjedhja e Londrës për të qenë qendra e re e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale është një formë besimi e dhënë nga gjigandët e teknologjisë për këtë vend.
“Microsoft IA duke hapur një qendër të re në zemër të Londrës është një tjetër pendë në kapakun e ekosistemit teknologjik në zhvillim të kryeqytetit”, tha Russ Shaw, themeluesi i grupit të fushatës Tech London Advocates.
Ai tha se njoftimi i zyrës së saj në Londër duhet të shihet si një votë e madhe besimi për Mbretërinë e Bashkuar nga një prej lojtarëve kryesorë të industrisë globale të teknologjisë.
“Inteligjenca Artificiale tashmë po i ndihmon njerëzit të punojnë në mënyrë më efikase dhe kreative si dhe është jetike për statusin e Mbretërisë së Bashkuar si një ekosistem teknologjik lider në botë që ajo të mbetet në ballë të kërkimit dhe inovacionit në teknologji,” shtoi ai.