“Microsoft” lanson tabletin “Surface” më të lirë ndonjëherë

10 korrik 2018 | 21:06

Surface Go është pajisja Surface më e lirë e Microsoftit deri tani, e cila vjen me çmim fillestar prej 399 dollarë. Ky tablet i konvertueshëm hyn në konkurrencë me tabletët produktit siç janë Apple iPad dhe Samsung Galaxy Book.

Ky model i Microsoftit është i lehtë dhe i trashë 8.3 milimetra. Vjen me ekran 10-inç PixelSense e rezolucion prej 1,800 x 1,200 pikselë si dhe ofron mbështetje për lapsin Surface Pen, transmeton Koha.net.

Surface Go, po ashtu, vjen me procesor Intel Pentium Gold 4415Y Kaby Lake.

Image

Konstrukti i këtij tableti përbëhet nga magnezi dhe ky është modeli i parë Surface i cili vjen pa portin USB Type-A. Ka vetëm portin për USB 3.1 Gen 1 Type-C, Surface Connect dhe porti për kartelën microSD, si dhe portin 3.5 mm për kufjet.

  • Surface Go 4 GB RAM / 64 GB eMMC: 400 dollarë
  • Surface Go 8 GB RAM / 128 GB SSD: 550 dollarë

Tableti i ri Surface Go është në dispozicion me 4 ose 8 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme. IR kamera është e vendosur në pjesën e përparme për Windows Hello dhe afër saj janë edhe altoparlantët Dolby Audio Premium, përcjell Koha.net. Do të ketë edhe versionin i cili do të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE, por në treg do të shfaqet më vonë këtë vit.

Image

Surface Go mund të para-porositet nga tani, ndërsa dërgesat e para do të fillojnë më 2 gusht në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Me Surface Go do të vijnë edhe disa aksesorë, duke përfshirë Surface Go Signature Type Cover me ngjyrë të zezë (99 dollarë) dhe modelet me lëkurë Alcantara (129 dollarë). Po ashtu, në dispozicion është edhe miu Surface Mobile Mouse, i cili mund të lidhet përmes lidhjes Bluetooth (35 dollarë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili përballet me tre…