“Microsoft” rikthen në treg ‘miushin’ legjendar pas 15 vjetësh
Për herë të parë, “Microsoft IntelliMouse”, pa dritën e ditës në vitin 1996 dhe shpejt hyri në legjendë si një ‘miush’ me cilësi të lartë, i cili në fund të viteve ’90-a mund të gjendej në shumë tavolina pune, por edhe në duart e lojtarëve.
Versioni i fundit, IntelliMouse 3.0, u lansua në vitin 2003. Ai kishte një sensor optik të teknologjisë BlueTrack, i cili mundësoi atë të punonte edhe në xham.
Sot, 15 vjet që nga modeli i fundit, Microsoft ka prezantuar pasuesin e ‘miut’ të tij të kultit – Microsoft Classic IntelliMouse. Megjithëse duket i njëjtë në pamje, ai mbart përmirësime të rëndësishme teknologjike.
Sensorët e tij tani e lexojnë pozicionin 1,000 herë në sekondë dhe kanë një rezolucion deri në 3,200 dpi, transmeton “kp”. “Microsoft Classic IntelliMouse”, vjen vetëm në versionin me kabllo, ndërsa kushton vetëm 40 dollarë.