Miftaraj: Anulimi i konkursit të fundit në Ministrinë e Shëndetësisë, ‘huqje ligjore’

27 mars 2021 | 19:12

Vazhdon edhe më tutje të diskutohet çështja e konkurseve brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Së fundi, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka gjetur huqje ligjore në anulimin e fundit të konkursit në Ministrinë e Shëndetësisë, përcjell GazetaBlic.

Tutje, Miftaraj tregoi se edhe kush ka gabuar, ndërsa shpalosi detaje të rregullores.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Kthimi i ligjshmerise ne institucione eshte dhe duhet te mbetet udherrefyes per çdo minister, sekretar te pergjithshem brenda kompetencave dhe pergjegjesive qe ka.
Sidoqofte çdo vendim duhet te jete i bazuar ne ligj dhe procedure.
Ne rastin konkret, Sekretari Bardiqi paska bere huqje te madhe ne bazen ligjore lidhur me anulimin e ketij konkursi.
Referenca ne Rregulloren 2001/19 eshte gabim. Kjo rregullore e UNMIK nuk eshte ne fuqi dhe ska vend ne bazen ligjore te vendimit.
Autoriteti yt si Sekretar i Pergjithshem ne MSh nuk buron ne asnje rrethane dhe asnje menyre ne ate rregullore po ne Ligje tjera mbi administraten shteterore, e rregulloret e qeverise mbi fushat e pergjegjesise administrative te Zyres se Kryeministrit dhe Ministrive qe jane te aplikueshme ne Kosove.
Mbase dikush ta ka pregatit vendimin, dhe ai dikush nuk duhet te beje gabime te ketij lloji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur në moshën 84-vjeçare, si pasojë e komplikimeve të…