Miftaraj bën llogarinë, ja sa humb shteti nëse një grevist e padit për ndalje të rrogës

03 tetor 2022 | 15:36

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.

Ai ka thënë se shtetit do të duhej të paguante 1 500 euro për secilin grevistë nëse ata do ta paditin Ministrinë e Financave në gjykatën kompetente.

“Mosekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pagës, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.  Me fjalë të tjera, nga një pagë që mund të jetë 480 euro për një muaj, shteti do të paguajë diku 1 500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi. P.S.  Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka bërë me dije se nuk do të ekzekutohen pagat për grevistët.

Kryeziu ka thënë  se pagat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

“Për muajin shtator, pagesat në sektorin publik janë ekzekutuar për zyrtarët të cilët kanë dalë në punë dhe kanë kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Paga mujore është kompensim për punë. Në raste të grevave, kjo çështje përcaktohet në ligjin për greva”, ka thënë Kryeziu për “Klankosova.tv”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident…