Miftaraj: Çfarë faji kanë nxënësit, ku mbeten fjalimet e bukura të presidentes e kryeministrit

12 shtator 2022 | 14:42

Drejtori i Instituti të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka pyetur se çfarë faji kanë fëmijët që po u mohohet e drejta e shkollimit.

Madje ai ka pyetur se ku mbetën deklarimet e krerëve të shtetit se fëmijët janë e ardhmja e këtij vendi.

“Çfarë faji kanë 320 mijë nxënës t’u mohohet e drejta në shkollim? Ku mbeten fjalimet e bukura të presidentes, kryeministrit, politikanëve se fëmijët janë ardhmëria e këtij vendi! Është viti i katërt me radhë që djalit tim Adrianit i shtyhet procesi shkollor. Këtë vit është në klasën e pestë. E pafalshme! P.S. Ata që nuk kanë fëmijë në shkollë, i kanë fëmijët në shkollim jashtë vendit, apo në shkolla private nuk e kuptojnë këtë postim dhe nuk i ndjejnë pasojat e grevës!”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një kontrabandë…