Miftaraj: Ditëve në vijim do të shohim se cilat janë ‘dhuratat’ e ShBA-së dhe BE-së për Kosovën
15 shtator 2023
| 10:33
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se refuzimi i kompromisit nga kryeministri Albin Kurti në procesin e dialogut në Bruksel mund t’i kushtojë Kosovës me sanksione tw reja.
Ai ka treguar se ditët në vijim Kosova do të njoftohet me “dhuratat” që do t`i servohen nga ShBA-ja dhe BE-ja.
“Pas ‘fitores’ se madhe në Bruksel, ditët ne vijim do te shohim se cilat janë ‘dhuratat’ që do na servohen nga Uashingtoni dhe Brukseli!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.