Miftaraj e quan mashtrim deklarimin e Kurtit: Nuk është veç Kushtetuesja që e shpalli kundër kushtetues Ligjin për byronë dhe KPK-në

13 nëntor 2024 | 13:57

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka hedhur akuza ndaj opozitës me arsyetimin se këta të fundit janë fajtorët për “bllokimin” që po i bëhet Fondit Sovran tash e një vit.

Këtij qëndrimi të Kurtit i ka reaguar Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili ka thënë se ky është një rast tipik ku sipas tij qeveria në krye me Kurtin plasojnë lajme të rreme dhe mashtrojnë opinionin publik.

“Ky është rasti tipik kur qeveria ne krye me kryeministrin Kurti plasojnë lajme te rreme dhe mashtrojnë opinionin publik. Nuk është vetëm Gjykata Kushtetuese qe i ka shpall kundër kushtetuese Ligjin për byronë dhe Ligjin për KPK-në.  Është edhe Komisioni i Venecias qe i ka trajtuar jo një here, jo dy herë po disa herë ligjet për Byronë dhe KPK-në.  Komisioni i Venecias për dy ligjet disa herë ka lëshuar opinione ligjore qe këto ligje i cenojnë parimet e drejtësisë, kufizojnë drejtat dhe liritë e njeriut”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Miftaraj në fund ka shkruar se nuk është fajtore Gjykata Kushtetuese që qeveria me qëllim ose nga mosdija nuk harton ligje në pajtim me Kushtetutën.

“Nuk është fajtor Gjykata Kushtetuese qe kjo qeveri me qellim ose nga mosdija ekstreme nuk janë ne gjendje me hartuar ligje dhe politika në pajtim me Kushtetute”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi paraditen e sotme seancën e tretë…