Miftaraj i reagon Çekut që ofendoi drenicakët: Ministrit të Kulturës, pak kulturë nuk i bën dëm
28 janar 2025
| 07:37
Drejtorin i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj, i ka reaguar ministrit Hajrullah Çeku i cili ofendoi drenicakët, nga aty ku kishte tubim VV.
“Ministri i Kulturës paska bërë përpjekje me mat patriotizmin në Drenicë. I paska ofendu drenicakët për strukturat paralele. Lum ministri, lum ti për mendet tua, e mjerë pozita që e mban”, ka shkruar ndër të tjera Miftaraj.
E plotë:
Ministrit të Kulturës pak kulturë nuk i bën dëm.
Ministri i Kulturës paska bërë përpjekje me mat patriotizmin në Drenicë. I paska ofendu drenicakët për strukturat paralele. Lum ministri, lum ti për mendet tua, e mjerë pozita që e mban.
Pushteti të vërbon, të humb ndjenjen e realitetit. Se paku nga ky minister kam besuar se e kupton peshën e pozitës që mban.
Keq, shumë keq!