Miftaraj i reagon LV-së pas vendimit për pronat: Jeni përgjegjës sa Përparim Rama
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po i gëzohen vendimin të Gjykatës Themelore të Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të vendimin për këmbimin e tokave në Prishtinë.
Ai ka thënë në këtë skandal, LV-ja ka përgjegjësi sa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
“Ju të LV-së që po e pëlqeni vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për suspendimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për pronat, dijeni se sa përgjegjësi ka Përparim Rama dhe LDK-j, njëjtë ka edhe LV-ja. Bashkëpunim i jashtëzakonshëm i LDK-së dhe LV-së për prona multimilionshe. Në të njëjtën kohë iu urojmë humbje të tilla edhe në të ardhmen kur bëni përpjekje me dëmtuar interesin publik me dhjetëra apo qindra miliona euro”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.