Miftaraj ia rikujton Gërvallës që është e akuzuar për korrupsion
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka reaguar kryetares së partisë Guxo, Dinika Gërvalla, e cila ka thënë se partia e saj do të hynte në koalicion më PDK-në nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”.
Ai ka ironizuar me Gërvallen, duke thënë se ajo flet për pastrim të figurave, ndërsa vet është e akuzuar.
Miftaraj e ka pyetur Gërvallën edhe për një çështje tjetër.
“Donike Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse ‘pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit’. Donika Gërvalla e cila po shëtitet nëpër salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë si e akuzuar për vepër penale të korrupsionit nuk pranon të hyjë në koalicion me parti politike nëse nuk pastrohen nga figurat e krimit dhe korrupsionit. Ganiun si e keni ministre e akuzuar për korrupsion?”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.
Do të hynim në koalicion me PDK-në nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”