Miftaraj inorizon: Duhet përgëzuar presidenten Osmani për durimin që pati në mirëkuptimin e Kurtit

30 maj 2024 | 16:02

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar për përplasjet e fundit në mes të presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se Osmani duhet përgëzuar për durimin që pati për mirëkuptimin e kryeministrit Albin Kurti për 3 vjet.

“Para tre viteve e pata shkruar një postim se sa do te zgjas aleanca politike Vjosa-Albin, duke jep prognoze se nuk do te zgjasë me tepër se 365 ditë. Nejse zgjati afërsisht tri vjet. Kalkulimi im ishte gabim plus minus dy vjet. Sidoqoftë, duhet përgëzuar presidenten Osmani për durimin e saj prej plot tri viteve mirëkuptim me Kurtin”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon fitoi me Italinë e tij titullin kampion bote…