Miftaraj ironizon: Rrymën shfrytëzojeni vetëm kur shkëlqesia e tij, Albin Kurti del në media
Drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj ka ironizuar me situatën e krijuar në Kosovë, pas ankesave të shumta të qytetarëve për faturat e larta të energjisë elektrike.
Ai ka porositur qytetarët “të marrin mësime”.
“Ndryshoni strategji, rrymën trajtone si relikt dhe mos e përdorni, përkundrazi gjatë netëve të ftohta bisedoni dhe mbani ligjerata se si duhet të kursehet rryma.”, ka shkruar Miftaraj.
Miftaraj me ironi ka thëë se rryma mund të shfrytëzohet vetëm në rastë të jashtëzakonshme, si kur “shkëlqesia e tij del në media”.
“Rryma mund të shfrytëzohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, dhe atë vetëm kur lideri suprem i Kosovës, shkelqësia e tij Albin Kurti del në media dhe na tregon se si po lulëzon ekonomia e Kosovës, zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe si vendet e rajonit dhe BE po i shohin me xhelozi arritjet e papara të dikur shtetit më të varfër në Evropë.”, ka shtuar ai tutje.