Miftaraj: Kosova s’ka strategji për luftimin e korrupsionit, kaq është vullneti i qeverisë
14 gusht 2024
| 13:46
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka kritikuar qeverinë Kurti për mungesë të luftimit të korrupsionit.
Ai ka thënë se Kosova nuk ka strategji për luftimin e korrupsionit që nga viti 2019 dhe kësisoj, sipas tij qeveria aktuale nuk ka shprehur vullnet për krijimin e një strategjie të tillë.
“Kosova s’ka strategji për luftimin e korrupsionit nga viti 2019. Strategjia për luftimin e korrupsionit miratohet në qeveri. Kaq është vullneti i qeverisë në luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.