![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/miftaraj.png)
Miftaraj: Ligji është i qartë, KPM-ja licencon dhe merr licenca
31 korrik 2023
| 13:28
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe shoqëritë civile për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ndaj “Klan Kosovës”.
Miftaraj ka thënë se ligji është i qartë, është Komisioni i Pavarur për Media (KPM) që lincencon media dhe jo sipas tij, qeveria apo ministria.
“Ligji është i qartë, Komisioni i Pavarur për Media që licencon dhe që ka të drejtë t’ua merr licencën kur i shkelin ligjin i shkelin kushtet e përcaktuar me ligj. Nuk është qeveria, si Ministria e Industrisë të marrë licenca dhe të mbyll media”, ka thënë Miftaraj për “Klan Kosovën”.