Miftaraj: LV-ja dhe AAK-ja në listat për deputetë kanë futur kandidatë me vepra penale

12 dhjetor 2024 | 11:13

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar integritetin e listave të kandidatëve për deputetët që partitë politike kanë dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai ka bërë me dije se partitë më të mëdha politike iu kanë ofruar hapësirë në listat e tyre edhe kandidatëve që kanë vepra penale.

Miftaraj ka shkruar në “Facebook” se më se shumti kandidatë të tillë në listë ka partia në pushtet dhe koalicionin AAK-Nisma.

“Integriteti i listave të kandidateve për deputetë: Shumica e partive politike në mesin e kandidatëve për deputetë iu paskan ofru hapësirë solide edhe kandidatëve të dënuar për vepra penale, të akuzuar për vepra penale korruptive apo te huliganizmit, persona që janë duke u hetuar për vepra penale të korrupsionit, etj. Kësaj liste i prinë i Lëvizja VV për nga numri, pasuar nga AAK. PDK-ja dhe LDK-ja me lista më të pastra. Shpresojmë se populli do të votojë kandidatët që s’kanë probleme me ligjin, në mënyrë që deputetët e zgjedhur nga populli mos të kenë nevojë të kalojnë kohë të gjatë në pallat të drejtësisë duke u ballafaquar me ligjin”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti-Selimi do të garojë përsëri…