Miftaraj: Më vjen keq për Kurtin, për nivelin e njerëzve që e këshillojnë në çështje të drejtësisë

23 nëntor 2022 | 13:53

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se një jurist me njohuri elementare e dinë se vendimi i qeverisë për uljen e pagave për gjykatës dhe prokurorë është i kundërligjshëm.

“Ky vendim nuk ka me gjet zbatim. Nuk mundet mu zbatu një vendim i kundërligjshëm”, ka shkruar Miftaraj.

Po ashtu, Miftaraj ka thënë se i vjen keq për kryeministrin Albin Kurti për siç ka thënë nivelin e njerëzve që e këshillojnë në çështje të drejtësisë.

“Këta nuk ia duan të mirën kryeministrit. Te njëjtit nuk duhet me vënë në situata të tilla kryeministrin”, ka shkruar Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Phoenixi mori kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas…