Miftaraj: Nëse një familje me social 175 euro i ka tre fëmijë në shkollë, si ia bën të blejë libra 500-600 euro
22 gusht 2023
| 21:56
Ehat Miftaraj nga IKD, është shprehur i shqetësuar për blerjen e librave nga prindrit për fëmijët e tyre sivjet. Ai ka pyetur se si mund t’ia dalë një familje t’i blejë librat nëse është rast social me 175 euro në muaj.
Ai ka thënë se rastet sociale nuk i kanë 500 euro në llogari për blerjen e librave.
Postimi i tij i plotë:
Nëse nje familje që është rast social me te hyra 175 Euro ne muaj, i ka tre femije ne shkollim prej klases se peste deri te nenten, i duhet te blej libra deri ne 500 ose 600 euro ne fillim shtatori.
Kjo familje si ka 500 Euro ne konto, si do te mundet te i blej librat ne librari?
Te hyj ne kredi?
Te marr borxh ne librari?
Te marr boxh tek familjaret?
Nese ka ndonje mendje e ndritur pergjigje per kete, i jam shume mirenjohes.