Miftaraj: Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit si Berishaj

24 shkurt 2023 | 10:50

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka adresuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për mosshkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Duke iu referuar se Berishaj është kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sipas Miftarajt edhe nëse akuzat ndaj ambasadorit hidhen poshtë , ai prapë se prapë nuk do të duhet të vazhdonte të ishte në këtë post.

“Ambasadori Berishaj kryelajm në televizionin publik në Slloveni, sigurisht jo për ndonjë vepër fisnike ose që promovon ndonjë interes për Republikën e Kosovës. Edhe sikur i njëjti të jetë i pastër si loti në aspektin penal dhe krejt çka ka dalë në publik të jetë trillim, një qeveri që promovon luftë kundër korrupsionit, qeverisje me integritet, me duar të pastra, i njëjti nuk do të duhej as edhe një ditë më shumë të ishte ambasador. Një shtet normal nuk duron raste të tilla në pozita të ambasadorit”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Ai ka thënë se dorëheqja do të duhej të ishte hapi i parë. “Nëse s’ka dorëheqje, atëherë shkarkim! Por për këtë duhet lidership që kanë parime dhe që e duan shtetin më shumë se Martinin”, ka shkruar Ehat Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj në ditën e shënimit të…