Miftaraj: Nuk guxohet t’iu ulen pagat prokurorëve dhe gjykatësve, konsiderohet ndërhyrje

15 shkurt 2022 | 16:58

Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Projektligji për pagat nuk duhet t’i ulë pagat e prokurorëve dhe gjykatësve.

Miftaraj ka thënë se çdo ulje e pagave cenon sigurinë juridike dhe financiare të tyre dhe sipas tij, konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Projektligji për pagat në raport me gjykatësit dhe prokurorët nuk guxon dhe nuk mundet të ul pagat e gjykatësve dhe prokurorëve.  Çdo ulje e pagave të prokurorëve dhe gjykatësve cenon sigurinë juridike dhe financiare te tyre, dhe konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në pavarësinë e tyre. Projektligji vëmendje të veçantë duhet kushtuar balancimit të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve me stafin administrativ në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka rrjedhur në publik një draftligji i pagave. Bazuar në…