Miftaraj: O Albin ‘baba’ na dhuro pak energji elektrike
14 dhjetor 2023
| 13:23
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka shkruar një status në “Facebook”, që në fakt është një ironi drejtuar kryeministrit Albin Kurti.
Duke ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, i cili e quajti Kurtin “BABA-dimër” pas ndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët, Miftaraj e ka “lutur” në mënyrë sarkastike kryeministrin Kurti.
Miftaraj ka treguar se nuk ka rrymë, andaj është “lutur” për “pak mëshirë” nga Kurti.
“O Albin ‘Baba’ me mirësjellje kërkojmë që nga çanta e babadimrit të na ‘dhurosh’ pak energji elektrike. Dimër, shi, ftohtë, plus pa rrymë! Ndaj pak mëshirë nga mirësitë tuaja të pakufishme”, ka shkruar Miftaraj.