Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë dhe Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
19 nëntor 2024
| 14:21
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor 2024.
Lidhur me këtë ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj. Ai ka përgëzuar presidenten për këtë hap.
“Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit te Venecias, edhe presidentja e Republikës, i tregon qeverisë dhe Kuvendit se nuk dinë të hartojnë ligje dhe politika në pajtim me Kushtetutën. Well done presidente!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.