Miftaraj për refuzimin e projektit për gazin: Nuk pritet më mirë prej një qeverie praktikantësh
01 tetor 2021
| 08:32
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka refuzuar gazpërcuesin amerikan i cili ishte paraparë të kalonte nëpër territorin e Kosovës.
Miftaraj përmes një postimi në Facebook tha se nuk pritet diçka më mirë nga një qeveri e përbërë nga, siç i quan ai, praktikantët dhe amaterët.
Postimi i plotë:
Qeveria refuzon projektin e gazit.
Nuk pritet diçka më mirë prej nje qeverie e perbere prej praktikanteve dhe amaterave!
Qeveri qe mendon se me propagande dhe fjale te bukura qeveriset dhe mbahet shteti.