Miftaraj: Pushtet hajgare dhe mosmirënjohës, pagat për vete i ngritën përafërsisht 400 euro, pensionistëve 20
07 tetor 2024
| 16:45
Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar pas ngritjes së pensioneve për 20 për qind.
Sipas tij, kjo ishte e padinjitetshme, sepse me 20 euro pensionistët nuk mund t’ua blejnë as smokat nipave e mbesave për një muaj.
Miftaraj ka përmendur faktin se qeveritarët rritën për vete pagat përafërsisht 400 euro në fillim të mandatit, duke i quajtur “pushtet hajgare”, dhe “mosmirënjohës”.
“Nuk respektohet dinjiteti i pensionisteve me 20 euro o njerëz të pushtetit. Me 20 euro as smoka për nipa e mbesa s’munden me ble për një muaj, mos të flasim për një jetë të dinjitetshme. Sidoqoftë pagat për vete i patën ngrit përafërsisht 400 euro ne fillim. Pushtet hajgare dhe mosmirënjohës!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.