Miftaraj: Qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike, po organizojnë tubime politike për Kurtin dhe Gërvallën
Drejtori i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar qeverinë Kurti për shfrytëzimin e ambasadave të Kosovës për tubime politike të kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka ironizuar me këtë çështje duke thënë se në ambasada ka zyrtar që merren vetëm me organizimin e ndejave dhe tubimeve politike për kryeministrin, shefen e diplomacisë dhe zyrtarët tjerë të pushtetit.
Miftaraj ka shkruar në “Facebook” se kjo qeveria i ka kthyer ambasadat në agjenci turistike për aranzhime të hoteleve, sallave e ndejave private.
“Ku punon ti? Në ambasadë të Republikës të Kosovës në Bruksel. Çka punon në ambasadë? Punë logjistike kryesisht, organizojmë neja, party, tubime politike për Albinin, Donikën e secilit nga partia në pushtet. E ti ku punon a çka punon? Unë në ambasadë në Oslo, njëjtë si ti ia mbajë zhagun partisë në pushtet, Albinit, Donikës, etj, etj. Kur i kthejmë ambasadat në agjenci turistike dhe për aranzhime të hoteleve, sallave e nejave private, normal se del në pah Ganiu dhe honorari i tij prej 7 500 euro në muaj për me taku dosta e miq ne emër të interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Miftaraj.