Miftaraj: Refuzimi i Kurtit lajm i keq për sundimin e ligjit

04 mars 2025 | 12:46

Drejtori ekzekutiv i Institut të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se refuzimi i kryeministrit Kurti të urdhrit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale është lajm i keq për sundimin e ligjit në Kosovë.

Sipas tij, po e keqpërdor brishtësinë e sistemit të drejtësisë dhe mungesën e guximit të prokurorëve në rast.

“Besoj se ky është një lajm shumë i keq për sundimin e ligjit në Kosovë, për pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial kur një kryeministër ftohet si dëshmitar për një proces penal që është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Speciale dhe i njëjti refuzon t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së prokurorisë, por edhe urdhrit të gjykatës, kjo dëshmon se sa ka respekt i njëjti për Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe për sundimit të ligjit në Kosovë”, ka thënë ai për “RTV21”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i është përgjigjur urdhrit të Gjykatës Themelore të Prishtinës që të paraqitet në Prokurori ku është ftuar në cilësinë e dëshmitarit lidhur me çështjen e rezervave shtetërore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SABIT SYLA & NURI BEXHETI Ish-drejtuesi i shtetit serb Sllobodan…