Miftaraj: Regjimi i qeverisë Kurti s’ka as tri vjet në pushtet, por afera i ka të barabarta me 20 vjet të partive të tjera

24 nëntor 2023 | 16:51

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë së regjimi i qeverisë Kurti s’ka as tri vite të plota në pushtet, por ka afera të barabarta me 20 vjet të partive të tjera.

Ai është shprehur se ma hajna nuk ka shtet!

“Albini, Donika, Bislimi, Rozeta, Hekurani  e regjimi i tyre as tre vite të plota në pushtet, kurse aferat korruptive të barabarta me 20 vite  te partive tjera politike. Me hajna nuk ka shtet!”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Botërori 2023 i Formula 1 do të mbyllet këtë fundjavë…