Miftaraj tallet me LV-në: Me siguri edhe Komisioni i Venecias është i kapur nga opozita

19 dhjetor 2023 | 16:12

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me reagimin e Vetëvendosjes, e cila ka akuzuar opozitën se po ia dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese.

Miftaraj ka thënë se se “me siguri edhe Komisioni i Venecias është i kapur nga opozita”.

“LV-ja akuzon opozitën pse po i dërgon ligjet ne Kushtetuese. Kjo i bie njëjtë si: Hajni akuzon policin që e arrestoj në flagrancë gjatë grabitjes se bankës. Po Komisioni i Venecias pse po ua rrëzon çdo iniciative ligjore që po e dërgoni? Me siguri edhe Komisioni i Venecias është i kapur nga opozita dhe grupet e interesit”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak ditë para liberalizimit të vizave, qytetarët e Kosovës janë…