Miftaraj thotë se LVV-ja duhet ta bëjë një ligji me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve
29 tetor 2023
| 18:30
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se Qeveria Kurti 2 sipas tij duhet t’i formojë një ligji me të cilin i shpallë të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve.
Më tej ai ka thënë se vetëm në këtë Qeveria Kurti nuk ka probleme.
“Pa sindikata, pa grevë, pa probleme!. Lëvizja Vetëvendosje me mirë do ishte të filloj hartimin e legjislacionit për ti shpallur të kundërligjshme sindikatat dhe grevat e punëtoreve”, ka thënë Miftaraj.
“Rrënoftë klasa punëtore në Kinë, Indi dhe anë e kënd botës, përjashto Kosovën”, ka përfunduar ai.