Miftaraj thotë se mosbashkëpunimi me aleatët nënkupton më pak siguri dhe demokraci
25 mars 2024
| 13:08
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në raportet me partnerët ndërkombëtarë.
Ai ka thënë se mosbashkëpunimi i Kosovës me aleatë, nënkupton më pak siguri e më pak demokraci.
“Sa i rëndësishëm është partneriteti me ShBA-në dhe partnerë ndërkombëtarë e dëshmon avancimi i Kosovës në dy mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtare si në Këshillin e Evropës dhe në NATO, nënkupton avancim në siguri, demokraci dhe sundim të ligjit. Mosbashkëpunimi dhe mos koordinimi me aleatët nënkupton vet-izolim, më pak siguri, më pak demokraci dhe sundim të ligjit”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.